Përdhunon prostitutën minorene, arrestohet shqiptari
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi përdhunoi një prostitutë minorene. Sipas mediave italiane, vajza 17-vjeçare nga Nigeria u detyrua nga shqiptari që të kryente marrëdhënie me forcë.
25-vjeçari i pastrehë, kishte rënë dakord me prostitutën për çmimin dhe më pas përmes kërcënimeve dhe dhunës së ushtruar e mori atë në një zonë të pyllëzuar, ku dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë.
Ajo më pas bëri denoncim në polici dhe testet mjekësore provuan që 17-vjeçarja ishte dhunuar seksualisht, kurse shqiptari u arrestua për sulm seksual. /
tvklan.al