Merr fund arratia e të dënuarit me 20 vjet burg
Ka marrë fund këtë të shtunë arratia e një 45 – vjeçari nga Durrësi, i dënuar me 20 vjet burg nga autoritetet italiane.
Ai është Alket Hatija dhe u arrestua nga policia në Durrës, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Hatija rezulton i dënuar nga një gjykatë në Itali për trafikim të lëndëve narkotike
“
Gjykata e Apelit/ Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale” Trafikimi I lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6 , 80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90″
, thuhet në njoftimin e policisë. /tvklan.al