Anonymous sulmon faqen e Policisë së Shtetit
Faqja e online e Policisë së Shtetit u sulmua këtë të shtunë nga hackerat e grupit Anonymous Albania. Faqja e grupit në Facebook njoftonte sulmin, duke pohuar se një sulm i tillë është kryer pasi kishin vënë re se, sipas tyre, Policia ishte e korruptuar.
“Duhet të kishit arrestuar deputetët që kanë bërë vjedhje dhe gjithë ato vrasje, por ju e harxhoni kohën duke i vjedhur popullit
”, shkruhej në njoftimin e grupit në rrjetin social Facebook.
Grupi ka dhënë një paralajmërim se, sipas tyre, ky është vetëm fillimi dhe se do të zbulojnë të fshehta të tjera që fshihen pas veprimeve të policisë. Madje në faqen në Facebook, paralajmërohet se do të sulmohen edhe mediat proqeveritare.
Website i Policisë së Shtetit u sulmua rreth orës 5:00 të mëngjesit dhe dyshohet se sulmi kibernetik ka ardhur jashtë vendit. Pas kësaj situate grupe të posaçme të Policisë po punojnë për ringritjen e faqes. Po ashtu ka nisur edhe një hetim nga Seksioni i Krimeve Kiberenetike për rastin.
Tv Klan