
Makina përplaset me motorin, humb jetën një person
Kurbin/ Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 17:45 në dalje të qytetit të Laçit, në vendin e quajtur ” Gurra”. Një 67 – vjeçar, i cili lëvizte me motor ka gjetur vdekjen pasi është përplasur me një automjet.
Sipas policisë, në aksident është përfshirë një makinë Benz, që drejtohej nga 32 – vjeçari E.R, si dhe motori i drejtuar nga viktima, me iniciale Sh. L.
Në motor ndodhej edhe një pasagjer, 55 – vjeçari Sh.L, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës, ndërsa grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin ndodhen në vendngjarje e po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./tvklan.al