
Video/ Pranga një personi, kapet me 9 kg drogë në banesë
Policia e Lezhës ka bërë të mundur sekuestrimin e 9 kilogram droge, një peshore elektronike, si dhe pajisje të tjera që përdoren për paketim të lëndës narkotike.
Nga ky operacion në pranga ka rënë dhe poseduesi i lëndës narkotike, Mark Zefi, 49 vjeç, banues në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës së tij, iu gjet 9 kg drogë e llojit kanabis e paketuar në 8 pako, gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike"./tvklan.al
