Pranga turkut, tentoi të korruptonte policin kufitar
Një shtetas turk është vënë në pranga nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit. Mësohet se Mursel Dagli 32 vjeç, banues në Turqi, tentoi të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare.
Ai kishte vendosur në brendësi të pasaportës vendos 100 €, në mungesë të një vizë për të kaluar në shtetin Italian.
Dagli, më datë 11.07.2017, pasi është paraqitur në S.P.K.M. Durrës për të udhëtar në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës, në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur në brendësi të pasaportës shumën prej 100 €.
Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”./tvklan.al