Kukësi debuton sot në Champions


Kukësi debuton sot në Champions

16:13 12/07/2017

Kukësi do të debutojë sot në orën 19:00 në Champions League me Sheriff Tiraspolin në Moldavi. Trajneri Ernest Gjoka në konferencën para ndeshjes tha se ekipi është gati për këtë sfidë edhe pse ka përballë një kundërshtar të vështirë.

Ernest Gjoka (Trajner i Kukësit)

Kemi një kundërshtar mjaft të mirë përballë, por kjo nuk na tremb. Besojmë në forcën e ekipit tonë. Përgatitjet në Austri dhe në fazën përgatitore kanë shkuar mjaft mirë dhe këtu buron edhe forca e besimit.

Ernest Gjoka sqaroi se atmosfera është pozitive, duke bërë të kuptohet se dyshimet e policisë austriake për trukim të miqësoreve të fundit nuk kanë ndikuar tek ekipi. Trajneri i Sheriff, Roberto Bordin e vlerëson skuadrën kampione të Shqipërisë si të fortë duke thënë se duhet të tregohen të kujdesshëm, ndërsa mediat vendase veçojnë Pero Pejic si një lojtar të rrezikshëm. Pritet që kroati të jetë sulmuesi i vetëm në këtë takim për Kukësin. Në fushë mund të jenë dy prej tyre mesfushori Zeqiri dhe mbrojtësi Serran. Të dy ekipet kanë bërë afrime nga sezoni i kaluar. Më i favorizuar është Sheriff Tiraspol në takimin e parë të turit të dytë të Champions League.

Tv Klan

 






Të ngjashme