Berisha denoncon: Policia e implikuar në zhdukjen e biznesmenit Adriano Jaho dhe ndihmësit të tij


Berisha denoncon: Policia e implikuar në zhdukjen e biznesmenit Adriano Jaho dhe ndihmësit të tij

15:44 12/07/2017

Në një denoncim në Facebook, ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan se policia është e përfshirë në zhdukjen e biznesmenit Adriano Jaho dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze.

Sipas Berishës, i cili i referohet denoncimit të një oficeri policie të Vlorës, biznesmeni dhe ndihmësi i tij janë të përfshirë në trafikun e drogës drejt Italisë, me ndihmën edhe të policisë.

Por gjatë rrugës së transportit, atyre ju bllokua skafi dhe janë zhdukur nga policia, thotë ish-Kryeministri Berisha.

Adriano Jaho dhe Ariseld Maze nga Vlora janë zhdukur prej rreth 1 jave. Familjarët e tyre denoncuan se ata shkuan në Durrës për të provuar një skaf dhe që prej atëherë nuk kanë asnjë njoftim prej tyre.

Denoncimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Të reja nga repubilka e Noriegës!

Policia e implikuar direkt në zhdukjen e Adriano Jahos dhe Ariseld Maze! Ata transportonin drogën e klanit Xhafa.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Përshendetje Doktor, unë që po të shkruaj jam një oficer policie në drejtorinë e Vlorës. Dua të denoncoj në lidhje me zhdukjen e shtetasit Adriano Jaho dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze. Të dy këta persona janë skafista dhe meren me trasport droge (hashash) nga shqiperia ne itali, ku nisen gjithmon nga Vlora nen mbeshtetjen e policise. Adriano Jaho ka hotel Europen ne Vlore, njihet me pseudonimin Toshi. Te dy keta persona Toshi i Europes dhe Ariseld Maze te cilet raportohen te humbur nga dt 3 korrik, ku policia thot qe jan nis nga durresi nuk eshte e vertet. Te dy keta persona pasi kane ngarkuar skafin me 2 ton hashash tek kanali ne orikum me ndihmen e policis kufitare te vlores jan nisur per ta cuar ne itali. Pasi kan ecur per rreth 45 min ata kan pasur probleme me skafin, ju kane kerkuar ndihe miqe e te tyre qe te kthehen por policia nuk i ka len te kthehen pasi ata e kishin ber punen e tyre ku kan mare 30 mij euro dhe po te ktheheshin do ju hapnin probleme pra eshte vet policia qe i ka vrare me doren e vete keta dy trafikant. Droga ne skaf ka qen e Gonit vllait te ish ministrit Xhafaj dhe nje personi tjeter Gjergji. Goni dhe gjergji kane miqt e tyre ne policin kufitare te vlores te cilet sigurojn nisjen e skafeve. Ata jane drejtori i kufirit Luan Hyseni dhe shefi i triportit Adi Ceka. Adi Ceka ka lidhje te shumta me trafikantet ku pa ndihmen e tij nuk leviz dot asgje. Te dy si Adi dhe Luani jane miqe te ngusht te Rebani Jaupit dhe Sokol Bizhges dhe me pelqimin dhe miratimin e Gonit te Xhafes jane aty. 

Po keshtu keta dy Adi dhe Luani me dt. 19 maj 2017 kan nisur toshin e europes me nje gomone me 2.2 ton hashash e cila u gjet e braktisur ne brigjet italiane, dhe kjo ngarkes ka qen e Gonit te Xhafes dhe Gjergjit.

Te lutem ruaj anonimitetin Doktor se keta nuk tallen te heqin qafe”.

/tvklan.al






Të ngjashme