Aeroplani “vret” turisten në plazh
Një grua ka humbur jetën pasi u godit nga aeroplani teksa ulej në pistën e aeroportit.
Ngjarja ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar Juliana të Karaibeve. 57-vjeçarja qëndronte pranë gardhit të aeroportit së bashku me qindra turistë të tjerë që mblidhen për të parë zbritjen në pistë të avionëve. Fatkeqësisht, forca e motorit të aeroplanit Boeing 737 e hodhi prapa gruan, e cila përplasi kokën në shkëmbinjtë aty pranë. Ajo u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte. Eksperti i aviacionit Peter Clark tha se është shumë e rrezikshme të qëndrosh prapa një aeroplani që është duke ateruar. /tvklan.al