Trump mohon kaosin në Shtëpinë e Bardhë


Trump mohon kaosin në Shtëpinë e Bardhë

13:00 13/07/2017

Pas pretendimeve të shtypit amerikan se “Shtëpia e Bardhe është në kaos”, për shkak të përfshirjes së djalit të Presidentit në çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane, Donald Trump ka  një gjë të tillë.

Për miliarderin, atmosfera në Shtëpinë e Bardhe është fantastike dhe administrata e tij funksionon për bukuri.

I pyetur për marrëdhëniet me Rusinë nga Pat Robertson, Trump mbajti të njëjtin qëndrim pozitiv për shefin e kremlinit edhe pasi mediat publikuan të dhënat e takimit të Trumpit të ri me një avokate ruse.

Donald Trump – Presidenti i SHBA-ve

“Ai do atë që është e mire për Rusinë siç dua unë atë që është e mire për SHBA-në. Ne jemi fuqi të mëdha nukleare dhe nuk ka kuptim që të mos kemi marrëdhënie me njeri-tjetrin”

Për herë të parë, një kërkesë zyrtare e dy demokrateve i është dërguar kongresit për të hapur një hetim për ndërhyrjen e presidentit në sistemin e drejtësisë. Skandali i ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane ka shoqëruar presidentin Trump që në ditët e para të punës së tij dhe konsiderohet si skandali më i madh në SHBA pas Watergate.

Tv Klan






Të ngjashme