Hidhet nga autobusi, përplaset me furgonin e parkuar
Një person është hedhur nga dera e autobusit, e cila ishte e hapur dhe më pas është përplasur me furgonin e parkuar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotmë në qytetin e Korçës në lagjen 14. Sipas informacioneve të policisë bëhet fjalë për Sh.G, rreth 42 vjeç, banues në Korçës.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Korçës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që të dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al