Video/ Shikimi Macron-Melania Trump


Video/ Shikimi Macron-Melania Trump

13:15 14/07/2017

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump ndodhet në Paris për Festën Kombëtare të Francës, 14 Korrik.

Por, kamerave nuk u ka shpëtuar një detaj interesant gjatë takimit të Presidentit francez Emmanuel Macron me Zonjën e Parë të SHBA, Melania.

Një fotografi po qarkullon në internet dhe po komentohet gjërësisht. Është fjala për shikimin që Presidenti Macron i ka dhënë bashkëshortes së Presidentit Trump.

Të dy udhëheqësit, Trump dhe Macron ndoqën paradën ushtarake të Francës për Ditën e Bastijës. Plot 11 mijë forca policore u angazhuan për të garantuar sigurinë.

/tvklan.al

Shikoni videon në minutën 10:48






Të ngjashme