Kishin shkuar me pushime, theren me thikë dy turistet
Dy gra janë therur me thikë dhe katër të tjera janë plagosur në plazhin Hurgadi në Egjipt. Mësohet se autor i kësaj ngjarjes është arrestuar dhe po merret në pyetje lidhur me arsyet që e çuan për të kryer krimin.
Sipas mediave të huaja në resorin i cili gjendet në Detin të Zi, Hurghada kishte pushues nga shtete të ndryshme të botës, por dy turistet e vrara janë gjermane. Autori i krimit nuk ka qenë në resort, por në pjesën e plazhit publik. Ai ka ardhur në drejtim të turistëve me një thikë në dorë dhe duke bërtitur i ka sulmuar ato. Dëshmitarët tregojnë se janë terrorizuar dhe kanë vrapuar për tu fshehur. Menjëherë kanë mbërritur punonjësit e resorit dhe më pas policia e cila ka arrestuar agresorin./tvklan.al