Sërish dhunë në parlamentin e Taivanit
Këto pamje vijnë nga parlamentin taivanez, ku deputetët u përleshën pas një debati të ashpër për një plan të ri infrastrukturor.
Deputetët e partisë në pushtet dhe ata opozitarë u bënë pjesë e një sherri masiv, ku nuk mbetën jashtë as gratë.
Dhjetëra deputetë u shoqëruan për ndihmë mjekësore pas përleshjeve.
Përleshjet në parlament nuk janë një ngjarje e jashtëzakonshme për taivanezët. Në vetëm pak ditë kjo është hera e dytë që debatet parlamentare degjenerojnë në dhunë.
Tv Klan