“Madamme Tussauds” tërheq statujën e Beyoncé
Pas polemikave që shpërthyen në rrjetet sociale për një statujë dylli të Beyoncé, Muzeu i famshëm “Madamme Tussauds” në Nju Jork vendosi tërheqjen e saj.
Shkak u bënë reagimet e fansave për ngjyrën e statujës së Beyoncé, e cila konsiderohej tepër e bardhë dhe larg figurës së yllit të muzikës Pop.
Publikimi i saj u cilësua si një gafë nga fansat e këngëtares. Kishte nga ata që e krahasonin me Taylor Swift apo Britney Spears.
Stafi i “Madamme Tussauds” fillimisht u justifikua duke thënë se ishte efekti i dritës, por më pas tërhoqi statujën pa dhënë shpjegime.
Tv Klan