
Të shtëna me armë zjarri në Elbasan
Persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë pas një konflikti me njëri-tjetrin.
Sipas burimeve të policisë ka qenë një telefonata e bërë në komisariat se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në ajër.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar
Njëri nga personat që është përfshirë në konflikt, është S.M, aktualisht është i shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor në afërsi të karburantit në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja pistolete kalibër 9 mm.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al