I vuri zjarrin malit, pranga 34- vjeçarit


I vuri zjarrin malit, pranga 34- vjeçarit

10:03 24/07/2017

Një 34 – vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Edmond Rodi, 34 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë  ka vendosur zjarr në vendin e quajtur "PALAHOR", në kodrat e fshatit Luzat, Tepelenë,  ku si pasojë është djegur një sipërfaqe prej dy hektarësh kullot me shkurre.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur ditën e diel.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./tvklan.al

 





Të ngjashme