Nëna shqiptare dhe dy fëmijët e saj i shpëtojnë për mrekulli mbytjes
Një nënë shqiptarë ka përjetuar panik, pasi dy fëmijët e saj kanë qenë duke u mbytur. Sikurse raportojnë mediat italiane vajza e vogël, 6 vjeçe hyri në ujë dhe po rrezikonte të mbytej, por vëllai i saj 11 vjeç nxitoi ta ndihmonte, por edhe ka rrezikuar jetën.
Nëna e dy fëmijëve sapo ka parë ngjarjen ka shkruar drejt tyre, por edhe ajo qenë duke u mbytur. Ka qenë një pushues ai që ka parë nënë së bashku me dy fëmijët e saj duke u mbytur.
Sipas centropagina.it, ngjarja ka ndodhur ditën e diel në plazhin e Torrette në Itali.
Pushuesit kanë telefonuar 118 dhe në vendngjarje ka mbërritur Kryqi i Kuq dhe ambulanca. Nënë dhe vajza janë transportuar për në spital, ndërsa djali u dërgua për Salesi./tvklan.al