Ndërron jetë e mitura, iu gjetën 7 gjilpëra në trup
Një 3 - vjeçare humbi jetën pasi u përdor si kukull 'voodoo' nga i zoti i shtëpisë ku punonte nëna e saj.
Fëmija u dërgua në spitalin Kolkata, në perëndim të Bengal, Indi, në gjendje kritike më 15 Korrik. Mjekët dalluan se ajo kishte pësuar dëmtime të shumta të brendshme në disa pjesë të trupit."Janë të paktën 7 gjilpëra të futura në trupin e fëmijës",
tha fillimisht spitali. Abuzimi dhe tortura e tmerrshme që ajo kishte pësuar dolën në dritë pasi e ëma e dërgoi fillimisht në spitalin Bankura, me ethe. Por mjekët dalluan se fëmija ishte abuzuar brutalisht dhe se kishte gjilpëra të injektuara në trup. Policia dyshon se dhuna është ushtruar nga i zoti i shtëpisë ku nëna e vajzës punonte si pastruese. Ai është rreth të 50 -ave dhe ushtron voodoo dhe magji të zezë. Siç shkruan "DailyMail", dyshimet e policisë janë se ai e ka përdorur të miturën si kukull voodoo. Mjekët arritën që të hiqnin nga trupi i 3 - vjeçares të gjitha gjilpërat, më 18 Korrik dhe ajo u mbajt nën vëzhgim. Por sot spitali konfirmoi se ajo kishte ndërruar jetë. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë mbetet në arrati./tvklan.al