Shpërthimi në Velipojë/ Cisterna e gazit ishte instaluar fshehurazi dhe pa kushte teknike


Shpërthimi në Velipojë/ Cisterna e gazit ishte instaluar fshehurazi dhe pa kushte teknike

20:17 28/07/2017

Pas shpërthimit në Velipojë që la katër të plagosur, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) bëri të ditur se subjekti kishte instaluar fshehurazi nën tokë cisternën e gazit.

Sipas autoriteteve pronari i lokalit nuk kishte respektuar ligjin dhe kishin instaluar cisternën nën tokë pa respektuar kushtet teknike.

Po ashtu,  subjekti nuk ka paraqitur kërkesë në ISHTI për regjistrimin e pajisjes.

Shpërthimi në restorantin në kompleksin Fishta u shkaktua nga rrjedhja e gazit të një depozite, rreth orës 10:30 të paradites.

Të plagosurit janë Besnik e Hektor Zejnuni, babë e bir, pronarë të restorantit, pushuesja nga Kosova Saida Spahija dhe një infermiere që u asfiksua teksa po përpiqej t’u jepte ndihmën e parë të dëmtuarve.

Dy pronarët janë në gjendje të rëndë dhe u dërguan në qendrën spitalore Universitare në Tiranë për mjekim të specializuar.

Të plagosurit e tjerë po trajtohen në Shkodër, ndërsa probleme me asfiksinë shfaqën edhe disa pushues.






Të ngjashme