Shpërthimi i vullkanit që do të kishte pasoja për Europën
Vetëm gjatë 4 ditëve të fundit, në Islandë ka patur mbi 500 lëkundje tërmeti, duke bërë që ekspertët të besojnë se një shpërthim vullkanik është i pashmangshëm.
Një seri prej 40 tërmetesh të lehta ndodhën vetëm në verilindje të malit Fagradalsfjall 2 ditë më parë.
Sipas “The Independent”, shpërthimet vullkanike në Islandë ndodhin çdo 3 deri në 7 vite.
Reja e hirit nga shpërthimi i vullkanit në Malin Eyjafjallajökull, që shkaktoi mjaft probleme për fluturimet e avionëve nëpër Europë për 3 muaj me radhë, ndodhi në 2010 -ën, 7 vite më parë.
Kjo ka rritur shqetësimin se një shpërthim i mundshëm vullkanik, mund të jetë pranë. Rritja e magmës në shkallë të lartë, 55 kilometra në 4 orë, për disa tregon se kjo mund të jetë pak orë larg.
Megjithatë, nëse aktiviteti sizmik nuk vijon, atëherë një gjë e tillë ka gjasë të mos ndodhë.
Tërmetet, sipas ekspertit Carl Rehnberg, kanë tendencën që ta lëvizin magmën duke e bërë shpërthimin vullkanik gati të pa shmangshëm.
Ai spekulon se aktualisht ka 50 përqind shanse që kjo të ndodhë, por ky numër rritet me kalimin e orëve.
Megjithatë, fjalën e fundit sipas “The Independent” do ta thotë Zyra Meteorologjike e Islandës, e cila ndryshe nga Rehnberg nuk beson se një shpërthim masiv vullkanik do të ndodhë dhe shprehet se aktiviteti aktual sizmik është normal për një rajon aktiv./tvklan.al