
Policia Rrugore, këshilla për shoferët
Nëngrupi i Drejtimit dhe i Koordinimit i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, monitoroi dhe koordinoi strukturat dhe shërbimet policore lidhur me situatën e rendit dhe të sigurisë publike dhe kryesisht qarkullimin në akset rrugore, në kuadër të masave të sezonit turistik veror.
Në një njoftim për mediat, Policia Rrugore thotë se nga ora 08.00-12.00 situata e qarkullimit rrugor të mjeteve në akset që përshkojnë zonat verore turistike ka patur fluks të lartë lëvizje deri rreth orës 10.00. Në disa akse rrugore kryesore është angazhuar edhe FNSH, e patrullat e rendit. Aktualisht fluksi ka rënë dhe lëvizja është normale. Shërbimet e tjera të Policisë Rrugore të planizuara në akset kryesore kombëtare, por edhe shërbimet e tjera në qëndrat e banuara, janë duke kryer kontrolle në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së trafikut. Në akset rrugore të mëposhtme, Policia Rrugore po kryen kontrolle me patrulla me aparatet radarë, në versionin “automatik” për të evidentuar drejtuesit e mjeteve që tejlakojnë limitet dhe normat e shpejtësisë të lejuara: Tiranë – Elbasan, Durrës – Kavajë, Maminas – Gjiri i Lalëzit, Milot – Mirditë, Milot – Lezhë. Elbasan Peqin, Elbasan – Librazhd, Fier – Vlorë, Fier –Tepelenë.
Deri tani janë vendosur mbi 1500 masa administrative për këtë shkelje dhe janë pezulluar mbi 100 leje drejtimi,
sqarohet në njoftimin e policisë./tvklan.al