Sharon Stone më në formë se kurrë


Sharon Stone më në formë se kurrë

23:27 29/07/2017

Vitet për Sharon Stone duket sikur kanë ndalur. Ylli holliwoodian sapo ka hyrë në të 60-at, por nuk e ka humbur për asnjë çast sensualitetin e saj.

Këtë e dëshmon edhe ky set fotografik që revista “GQ Italia”, i ka rezervuar aktores së njohur.

Bjondja bukuroshe publikoi 2 video në rrjetet sociale, ku shihet teksa kërcen dhe shfaq hiret e saj përpara fokusit të fotografëve.

Një prej ikonave të elegancës amerikane, Sharon Stone ka mbetur në kujtesën e të gjithëve me interpretimin e shkëlqyer të shkrimtares seksi, në filmin Basic Instict, në vitin 1992, ku luan përkrah Michael Douglas.

/Tv Klan






Të ngjashme