
Mbytet 12-vjeçarja në liqen
Një 12 vjeçare ka vdekur sot rreth orës 18:00 në Liqenin e Batllavës në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se për momentin nuk ka më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë, dhe sipas tij policia është duke hetuar rastin.