Breshëri plumbash ndaj një automjeti në Kamëz
Persona të pa identifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti, orët e para të së hënës në Kamëz.
Sipas policisë rreth orës 01:20, në numrin e Emergjencave 112 ka mbërritur një telefonatë që raportonte për të shtëna me armë në lagjen “Kodër – Haxhë”.
Persona të pa identifikuar, sipas autoriteteve, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri në mjetin e parkuar tip “Audi”, në pronësi të M.C.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur dëmtime në njerëz, ndërsa në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja.
Aktualisht, sqaron policia e Tiranës, grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al