Foto/ Foshnja lind “shtatzënë”


Foto/ Foshnja lind “shtatzënë”

20:41 31/07/2017

Një foshnje ka lindur shtatzënë me vëllanë e tij binjak. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Indi më 20 korrik.

Mjekët zbuluan një foshnje të gjysmë-formuar në pjesën e pasme të djalit të sapolindur. Sipas mjekut Bhava Thorat, gjysmë-foshnjes i ishte formuar truri, krahu dhe këmbët.

Mjekët hoqën masën prej 7 centimetra, që në fakt ishte një fetus i rrallë në shtatzëninë e binjakëve, rasti i 200 i regjistruar në botë.

Djali i porsalindur dhe nëna e tij 19-vjeçare janë të shëndetshëm dhe pa asnjë rrezik për jetën.

Mjeku Thorat vuri re anomalinë gjatë kontrollit rutinë të nënës shtatzënë në fillim të korrikut.

Nëntë ditë më vonë pasi lindi fëmija, mjeku skanoi foshnjen e porslindur dhe Brenda barkut të tij gjeti “një tjetër foshnje”.

Pavarësisht se gjendja e të porsalindurit paraqitet e mirë, do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme.

/tvklan.al






Të ngjashme