Striptizëm e drogë, pranga adoleshenteve dhe 31 – vjeçarit në Velipojë
Dy vajza, njëra prej të cilave minorene kanë përfunduar në prangat autoriteteve në Shkodër, sëbashku me një 31 - vjeçar.
Të 3 këta persona punonin në një lokal striptizmi në Velipojë dhe një kontroll i policisë në këtë ambient çoi fillimisht në gjetjen e një sasie kanabisi mbi banal. Më pas, në një tjetër kontroll të ushtuar në shtëpinë e 2 vajzave, u gjet një qese me kanabis, me peshë totale 33.4 gramë. Për pasojë policia vuri në pranga Arben Ll, 31 - vjeç, M. S, 19 - vjeçe, banuese në Tiranë dhe S. G. 16 vjeçe, banuese në Lezhë. Ndërkohë, autoritete kanë nisur gjithashtu procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm" për B. M, 46 vjeç dhe K. P. 36 vjeç, pasi këta persona, sipas policisë ushtronin aktivitet të paregjistruar në organet tatimore./tvklan.al