Po shuante flakët e zjarrit, plagoset punonjësi i Bashkisë nga shpërthimi i një objekti


Po shuante flakët e zjarrit, plagoset punonjësi i Bashkisë nga shpërthimi i një objekti

20:26 01/08/2017

Një punonjës i Bashkisë së Pogradecit ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një objekti në një masiv pyjor në fshatin Pojskë.

Policia bën me dije se punonjësi i Bashkisë me iniciale A.B 57 vjeç ishte duke punuar për të shuar flakët e zjarrit që kishin rënë në shkurre. I ndikuar edhe flakët, një objekt shpërtheu duke plagosur në gjymtyrët e poshtme punonjësin 57-vjeçar.

Ai është transportuar në spitalin e Pogradecit për t’u mjekuar. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar llojin e objektit që shpërtheu. Ndërkohë për shuarjen e flakëve në masivin pyjor janë angazhuar zjarrfikëset dhe emergjencat civile.

/tvklan.al






Të ngjashme