
Trump reagon ashpër për situatën në Venezuelë
Komuniteti ndërkombëtar reagoi ashpër pas burgosjes të dy drejtuesve të lëvizjes opozitare në Venezuelë. Presidenti amerikan Donald Trump bëri përgjegjës të drejtpërdrejtë Nikolas Maduron, të cilin e etiketoi si diktator. Arrestimin e Leopoldo Lopezit dhe Antonio Ledezmës, Trump e konsideroi si burgosje politike.
Më herët, sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson paralajmëroi se nëse situata në Venezuelë nuk përmirësohet, Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë për ta rikthyer vendin në rrugën e proceseve kushtetuese.
Ndërsa komisionerja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Rabina Shamdasani u bëri thirrje autoriteteve në Karakas të reshtin së ndërmarri hapa që e bëjnë edhe më të rëndë situatën që – sipas saj – aktualisht është mjaft e keqe.
Opozitarët Lopez dhe Ledezma ndodheshin në arrest shtëpie në momentin kur u arrestuan në banesat e tyre në kryeqytetin venezuelian. Dy drejtuesit opozitarë kishin bërë thirrje publikisht për bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara të dielën, që u thirrën nga presidenti majtist Nikolas Maduro, i cili shpalli fitoren.
Protestat kundër Maduros vijojnë prej më shumë se 4 muajsh dhe në total i kanë marrë jetën 120 njerëzve./ABCNews