Tenton të korruptojë policin, pranga 32- vjeçarit
Një 32 – vjeçar është arrestuar, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor, për të shmangur masën administrative.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur Radhimë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar një drejtues mjeti duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.
Punonjësit e policisë, pasi e kanë ndaluar i kanë bërë me dije arsyen e ndalimit dhe i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit për të vijuar me plotësimin e masës administrative.
Drejtuesi i automjetit në momentin e dhënies së dokumentacionit punonjësit të policisë, ka vendosur në brendësi të tyre 500 lekë të reja, duke u munduar t’i shmanget vendosjes së masës administrative.
Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit Gentian.H., 32 vjeç, banues në Fier./tvklan.al