Emri/ Plagoset me armë 34-vjeçari në Shkodër, arrestohet autori
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se i plagosuri është Fatmir Zyla 34 veç dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ka arrestuar vetëm pak minuta pas ngjarjes autorin, i cili ishte identifikuar me iniciale D.G.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në pjesën lindore të qytetit. Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një sherr i çastit mes tyre. Megjithatë, hetimet do të zbulojnë motivet e sakta të kësaj ngjarje.
/tvklan.al