Vrasja e 22 – vjeçarit, lihen në burg autorët. Flet babai i Bitrajt
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 të rinjtë, të cilët akuzohen se mbrëmjen e së hënës vranë 22 - vjeçarin Marvi Mihali.
Eugen Bitraj që dyshohet si autor i krimit dhe bashkëpunëtorët Dejvi Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla u arrestuan të martën. Të rinjtë mësohet se nuk kanë pranuar të flasin para gjykatës, duke thënë se do të flasin në një moment tjetër. Përpara nisjes së seancës gjyqësore në një prononcim për mediat, babai i Eugen Bitrajt shprehu ngushëllimet e tij për familjen Mihali."
Fjalët e para vështirë t’i gjesh, i urojmë ngushëllime familjes Mihali. Jam prind dhe i shpreh keqardhje familjes, nënës, babait dhe të afërmve. I them familjes Mihali, të gjejmë forca dhe të reagojmë pozitivisht".
Ai tha se situata është e vështirë dhe se askush nuk do të donte të ishte prindi i asnjërit në këtë situatë. "Jemi shumë të tronditur",
tha i ati i 24 - vjeçarit "Ne nuk kemi mundësi të takohemi, se situata është e nxehtë. Duhet të gjejmë një njeri të përbashkët që të marrim masa dhe të na orientojë drejt zgjidhjes. U krijua nga një karikues celulari dhe ndodhi e gjithë kjo ",
shtoi ai më tej. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës pranë stadiumit "Dinamo" në kryeqytet. Sipas hetimeve të policisë, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për shitjen e një celulari. I arrestuari Dejvi Bitraj i kishte shitur një telefon viktimës, i cili kishte një defekt. Për këtë shkak, ata fillimisht kanë bërë debat në telefon, debat i cili ka vazhuar edhe vendin e krimit ku ata u takuan për t'u sqaruar. Pas kësaj 24 - vjeçari Eugen Bitraj ka nxjerrë thikën duke e qëlluar disa herë të riun. Për pasojë Marvi Mihali ka humur jetën në vend pasi i është dëmtuar aorta kyresore e zemrës. Në polici të arrestuarit deklaruan se nuk kishin qëllim ta vrisnin 22 - vjeçarin, por gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër. /tvklan.al