Rusia: Trump, president i pafuqishëm


Rusia: Trump, president i pafuqishëm

13:40 03/08/2017

‘Një luftë e hapur tregtare’. Kështu janë përkthyer nga Rusia sanksionet amerikane ndaj Moskës. Kryeministri rus, Dmitri Medvedev deklaroi me ton të ashpër se presidenti amerikan u poshtërua nga Kongresi dhe se firmosja e projektligjit dëshmon pafuqinë e plotë të Trump.

Reagimi i Medvedev vjen një ditë pasi Trump nënshkroi projktligjin që ndëshkon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe veprimet e saj në Ukrainë.

Vetë presidenti e quajtin ligjin e ri të mbushur me të meta dhe tha se edhe pse ishte kundër, ai e nënshkroi për hir të unitetit kombëtar.

Legjislacioni i ri kufizon sasinë e parave që amerikanët mund të investojnë në projektet energjetike ruse duke vështirësuar kështu marrëdhëniet e biznesit mes kompanive amerikane me ato ruse.

Ligji i ri gjithashtu imponon sanksione ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut.

Irani tha se sanksionet e reja shkelin marrëveshjen bërthamore dhe do të përgjigjen në një mënyrë “të përshtatshme dhe proporcionale”, ndërsa Koreja e Veriut deri tani nuk ka bëre komente publike për lëvizjen e SHBA.

Tv Klan






Të ngjashme