Partizani prezanton mesfushorin Adorjan
Partizani ka prezantuar sot blerjen me të fundit, futbollistin hungarez Krisztian Adorjan. Mesfushori erdhi nga serie B në Italia ku luante me Novaran. Hungarezi u shpreh optimist për këtë sezon, edhe pse e di se do të jetë e vështirë.
Klubi i Partizanit po punon që të afrojë edhe sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Adgar Cani. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm, Genc Tomori bisedimet janë në rrugë të mbarë, por asgjë nuk ka përfunduar.
Për disa sezone, Partizani shkon shumë pranë titullit kampion, që i mungon prej 24 vitesh.
Tv Klan