Dalin pamjet pas uljes emergjente të avionit ku vdiqën dy turistë


Dalin pamjet pas uljes emergjente të avionit ku vdiqën dy turistë

17:53 03/08/2017

Këto janë pamjet e para pas uljes emergjente të një avioni në një nga plazhet më të populluara të Portugalisë ku mbeti e vrarë një vajzë 8 vjeçare dhe një turist tjetër.

Ngjarja ndodhi ditën e mërkurë në plazhin e  Sao Joao, në jugperëndim të Lisbonës. Një ditë më vonë është zbuluar një regjistrim audio, ku piloti paralajmëron se ka humbur kontrollin e avionit.

Viktimat janë një burrë 56-vjeçar dhe një vajzë 8 -vjeçare, të cilët ishin duke marrë rreze gjatë kohës që avioni ka bërë uljen emergjente, pasi kishte një difekt.

Dy pilotët janë paraqitur ditën e sotme në Gjykatë dhe janë njohur me masën e sigurisë.

Babai i Sofijas që humbi jetën tregoi momentin tronditës, pasi e ka parë të gjithë ngjarjen, por nuk ka mundur të bënte dot asnjë gjë. Ai u ka bërë thirrje autoriteteve që të mos lejojnë avionët që të fluturojnë në zonat që janë të populluara me njerëz./tvklan.al





Të ngjashme