I vuri zjarrin pyllit, pranga 46- vjeçarit
Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 46- vjeçari, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Veiz Uku, 46 vjeç, banues në fshatin Shën Koll është vënë në pranga nga shërbimet e policisë të Komisariatit Numër 1.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Numër 1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 03.08.2017, rreth orës 20:00 i ka vendosur zjarrin, masivit pyjor në fshatin Shën Koll, Njësia Administrative Baldushk, ku për pasojë janë djegur rreth 2 dylym sipërfaqe pyll.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale ” Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga neni 206/a i Kodit Penal./tvklan.al