Trump: Trillim, ndërhyrja ruse në zgjedhje
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish mbi çështjen “Russiagate”. Duke folur përpara mbështetësve të tij gjatë një tubimi në Uest Virxhinias, Trump e quajti një “trillim total” historinë e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane.
“Historia e Rusisë është një trillim total, është vetëm një justifikim për humbjen më të madhe në historinë e politikës amerikane”, tha presidenti Trump.
Deklarata e Trump erdhi pas lajmeve se Këshilltari special i departamentit amerikan të drejtësisë Robert Muller që mbikqyr hetimet për Russiagate, kërkoi ngritjen e panelit të të ashtuquajturës “Juria e Madhe”.
Hapi i Muller i jep hetimit një rrjedhë të rrezikshme për administratën e presidentit Trump.
Sipas ligjeve amerikane, “Juritë e mëdha” të përbëra nga një panel ekspertësh të çështjeve juridike vlerësojnë nëse për një çështje të caktuar hetimore, mund të ngrihen akuza penale.
Kjo do të thotë se shumë shpejt mund të jenë prokurorët ata që do të nënshkruajnë urdhër-arreste për ish-anëtarët e stafit elektoral të presidentit Trump, që dyshohet se kanë ndihmuar kandidatin republikan të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara. TV KLAN