Rusia i përgjigjet zv/presidentit amerikan
Rusia ka dënuar komentet negative në adresë të saj bërë nga zëvendës presidentit amerikan, Mike Pence dy ditë më parë në Podgoricë.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se në fjalët e Pence pasqyrohet mundësia e Luftës së Ftohtë të Washingtonit.
Nga mali i zi, Pence tha se Rusia ka punuar për destabilizimin e rajonit të Ballkanit dhe u bëri thirrje liderëve të rajonit të mos bëjnë kompromis me agresionin rus.
Por për Rusinë, është SHBA ajo që po propozon zgjidhje destruktive të cilat, thuhet në deklaratë, do të rrisin tensionet në Ballkan.
Në këtë pikë Ministria e Jashtme ruse i referohet planit amerikan për të anëtarësuar në NATO vendet e Europës Juglindore.
Sipas saj, Washingtoni po thellon ideologjinë primitive të Luftës së Ftohtë.
Veç të tjerash, Ministria e Jashtme Ruse i bëri thirrje SHBA-ve të ndalojnë se dezinformuari opinionin publik mbi politikën e jashtme ruse.
Tv Klan