Dështon sërish parlamenti i Kosovës
Situata politike në Kosove ka hyrë në rrugën e paqartësisë, pasi prej dy ditësh parlamenti i vendit ka dështuar në mbajtjen e seancës konstitutive. Punimet e Kuvendit u shtynë serish për një afat papërcaktuar, ndërkohe që koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 Qershorit nuk u paraqit në parlament.
Si rrjedhim, seanca e se premten u ndërpre për të mbajtur një mbledhje me grupet parlamentare. Edhe këta dështuan në arritjen e një dakortësie mbi seancën konstitutive.
E vetmja pikë e rendit të ditës për sot ishte zgjedhja e kryetarit të ri të parlamentit.
Një ditë më parë, ne seancën e parë të legjislaturës së re deputetet mundën të bëjnë betimin, por dështuan në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Në pamundësi për të siguruar 61 votat e nevojshme, koalicioni PAN, që ka shumicën parlamentare, nuk propozoi Kadri Veselin, siç kishte paralajmëruar, duke braktisur sallën.
Kjo detyroi kreun e përkohshëm të seancës, deputetin e Vetëvendosjes Adem Mikullovci, të ndërpresë punimet.
Tv Klan