Gruaja shkatërron banesën, por pa sukses…


Gruaja shkatërron banesën, por pa sukses…

19:45 05/08/2017

Një nënë ka shkatërruar shtëpinë e saj të re, në përpjekje për të gjetur një gjarpër gjigant që mund ta dëgjojë nëpër mure dhe nën dysheme.

23 - vjeçarja Rebecca West ka shkatërruar thuajse të gjithë dyshemenë e shtëpisë së saj në Leeds të Britanisë, në përpjekje për të gjetur gjarprin e misrit, që mund të shkojë deri në 2 metra i gjatë. Zvarraniku dyshohet se është lënë pas nga pronarët e mëparshëm të banesës.

Pavarësisht përpjekjeve, Rebecca nuk ka mundur ta gjejë këtë gjarpër dhe tani ka frikë se ai mund të futet në dhomën e djalit 17 - muajsh gjatë natës.

Partneri i saj, 31 - vjeçari Daniel Bodally është pickuar nga zvarraniku, që prej kohësh lë edhe pjesë të lëkurës nëpër shtëpi.

Ishte pikërisht lëkura e tij që ngjalli dyshimet e familjes së re. 23 - vjeçarja thotë se gjarpri ka bërë këlyshë dhe ka fole poshtë tualetit të shtëpisë.

"Nuk besoj se janë helmues, pasi në të kundërt do të kishim humbur gishtërinjtë. Megjithatë janë shumë të gjatë dhe ndihemi të frikësuar, pasi mund të më mbysin fëmijën",

thotë Rebecca për "DailyMail".

Ajo shpjegon se partneri u pickua ndërkohë që po përpiqej ta kapte zvarranikun, tentativë që dështoi.

Rebecca thotë se ka kontaktuar me autoritetet në Leeds, por asnjë prej tyre nuk mund ta ndihmojë pasi është pronë private. Ajo beson se gjarpërinjtë e krijuan folenë pasi pronarët e mëparshëm u larguan dhe e lanë gjarprin pas.

Ajo mendon që bëhet fjalë për gjarpër misri, ose gjarpër me zile.

Rebecca thotë se tashmë e ka marrë situatën vetë në dorë për të gjetur zvarranikët, ndërsa i është lutur këshillit të qytetit që t'i gjejnë familjes së saj një tjetër banesë./tvklan.al





Të ngjashme