Aksidentohet avioni me 26 persona në bord


Aksidentohet avioni me 26 persona në bord

09:33 06/08/2017

Një avion ushtarak amerikan u rrëzua në brigjet australiane të shtunën, në bordin e së cilit ndodheshin 26 persona.

Avioni MV - 22 po bënte stërvitje sëbashku me forcat e ushtrisë australiane. Mjeti u lëshua nga USS Bonhomme Richard (një anije amfibe sulmi) kur ra në ujë, në atë që autoritetet amerikane e kanë konsideruar si një "aksident fatkeq".

23 nga personat që ndodheshin në bordin e avionit u shpëtuan, por të zhdukur mbeten 3 marinsa. Pavarësisht kërkimeve, gjetja e tyre nuk është bërë e mundur, duke shtuar dyshimet se nuk i kanë mbijetuar këtij aksidenti.

Të dielën ushtria njoftoi ndërprerjen e kërkimeve për marinsat, ndërsa një operacion për rikuperimin e avionit pritet të nisë gjatë ditëve në vijim.

[caption id="attachment_303196" align="aligncenter" width="736"]

MV - 22, i njohur ndryshe si Ospray

[/caption]

Stafi në bordin e Bonhomme Richard, sipas CNN po kryente stërvitje në ujë, në vijim të seancave stërvitore të nisura javën e shkuar mes ushtrisë amerikane dhe asaj australiane.

Autoritetet e Marinës Amerikane kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti./tvklan.al





Të ngjashme