Historia e 10-vjeçares shtatzënë që ka shokuar opinionin publik
Një vajzë 10-vjeçare e cila ka mbetur shtatzënë dhe nuk mund të abortojë, është në qendër të vëmendjes së mediave. Ngjarja ka ndodhur në Indi, në qytetin verior Chandigarh.
Vajza mbeti shtatzënë pasi ishte përdhunuar vazhdimisht nga një i afërm i saj, raporton BBC. Përdhunuesi tashmë ndodhet në burg. Por, vajzës tani i është refuzuar aborti. Ajo është e turpshme dhe nuk flet shumë. Anglishtja dhe matematika janë lëndët e saj të preferuara.
Në 28 korrik, Gjykata Supreme hodhi poshtë një peticion të bërë në emër të 10-vjeçares, që kërkonte të ndërpriste shtatzëninë, kur duheshin edhe 32 javë nga lindja e saj. Një panel i mjekëve këshilloi gjykatën se ndërprerja në këtë fazë do të ishte shumë e rrezikshme për vajzën dhe se fetusi ishte shumë mirë. Urdhri negativ i gjykatës ishte zhgënjim i madh për familjen.
Ligji indian nuk lejon abortin pas javës së 20 të shtatzanisë, përveç se në rastet kur mjekët konstatojnë se jeta e nënës është në rrezik. Në rastin e vajzës 10-vjeçare, shtatzënia e saj u zbulua vetëm 3 javë më parë kur u ankua për dhimbje barku. Vajzës ende nuk i është thënë për shtatzëninë e saj. Prindërit i thonë se ka një gur të madh të stomak dhe fryrja është për shkak të saj. Prindërit e saj janë duke u përpjekur për të zgjidhur këtë situatë. Familja është e varfër dhe jeton në një banesë të vogël me një dhomë.
/tvklan.al