Parandalohet krimi në familje/ Babai kërcënon me thikë djalin, iu gjet edhe pistoletë

Foto ilustruese

Parandalohet krimi në familje/ Babai kërcënon me thikë djalin, iu gjet edhe pistoletë

10:21 07/08/2017

Policia ka parandaluar një krim në një familje të Lushnjes. Në lagjen “Karbunarë e Madhe” policia u njoftua për një sherr në familjen Mezini.

Babai 74 vjeç, Dervish Mezini dhunoi fizikisht e psikologjikisht si dhe kërcënoi me thikë djalin e tij 45-vjeçar A.Mezini.

Forcat e policisë që shkuan menjëherë në vendngjarje bënë të mundur që konflikti mos përshkallëzonte. Uniformat blu arrestuan 74-vjeçarin Mezini. Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti Dervish Mezinit edhe një pistoletë të cilën e mbante pa leje.

Ai akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

/tvklan.al






Të ngjashme