Video/ Peshkatarit i “pushtojnë” makinën


Video/ Peshkatarit i “pushtojnë” makinën

22:04 07/08/2017

Një peshkatar, i cili harroi të mbyllte dritaren e makinës, nuk mundi t'u besojë syve kur e gjeti automjetin të pushtuar nga mushkonjat.

Burri nga Rusia, e kishte harruar dritaren e hapur ndërkohë që kishte vajtur për të peshkuar me miqtë e tij.

Kur u kthye, ai e gjeti makinën e të tejmbushur nga insektet. Pamjet, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në Twitter, tregojnë edhe përpjekjet e burrit për t'i nxjerrë ato jashtë automjetit.

Dyshohet se ato mund të jenë futur brenda makinës pasi kanë receptorë që detektojnë aromën e lëkurës së njeriut.

Pickimet e mushkonjave mund të jenë kërcënuese për njerëzit, pasi shumë specie të tyre transmetojnë sëmundje, përfshirë malarian, zika etj.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në 2015 -ën u regjistuan rreth 212 milion raste të malaries dhe gati 429 mijë vdekje. 90 përqind e rasteve ishin në Afrikën sub-sahariane./tvklan.al





Të ngjashme