Alarm në Paris, makina përplas disa ushtarë
Gjashtë ushtarë francezë kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur në rrugë nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën veriperëndimore të Parisit, rreth 6 kilometra larg stacionit të policisë.
Autoritetet thonë se ngjarja është në zhvillim dhe nuk jepen detaje të tjera. Policia është duke zhviluar një operacion për kapjen e drejtuesit të mjetit.
Nuk ka informacion nëse ngjarja po trajtohet si sulm i mundshëm terrorist.
Theksojmë se ushtarët patrullojnë rrugët e Francës që pas sulmeve terroriste që nisën dy vite më parë. /
tvklan.al