Nis takimi konsultativ në Kosovë, Vetëvendosje nuk merr pjesë


Nis takimi konsultativ në Kosovë, Vetëvendosje nuk merr pjesë

11:40 09/08/2017

Në përpjekje për të gjetur zgjidhje për krijimin e institucioneve, kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës Adem Mikullovci po mban një takim kosultativ me disa përfaqësues të partive politike.

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues të koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën , i njohur si koalicioni PAN , përfaqësues të koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Altrenativës si dhe përfaqësues të Listës Serbe dhe të komuniteteve joserbe .

Në këtë nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Shkodran Hoti, nga Vetëvendosje tha për Radion Evropa e Lirë se nuk marrin në pjesë në ketë takim pasi “seanca është caktuar me datë 10 dhe nuk kemi për çfarë të konsultohemi. PAN nuk mund që me presion të tentojë bllokadë institucionale”, tha ai .

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është thirrur për të enjten në ora 10.00. /REL






Të ngjashme