Qëllon me kallashnikov pa pushim, FNSH rrethon për 4 orë banesën e tij
Një 66-vjeçar nga fshati Shkozë i Pukës është rrethuar për 4 orë nga policia dhe FNSH pasi gjatë gjithë natës qëllonte me kallashnikov në ajër.
Policia u njoftua nga banorët për të shtënat me armë dhe drejt vendngjarjes u nisën uniformat blu. Policia rrethoi banesën e autorit Nikoll Prendi dhe i bëri thirrje të hidhte armën. Por, 66-vjeçari nuk u bind dhe vazhdonte të qëllonte në ajër. Policia thotë se ai ishte i dehur. Pas 4 orë rrethimi, rreth orës 07:15 të mëngjesit FNSH ka ndërhyrë dhe ka arrestuar Nikoll Prendin. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, gëzhoja, një armë zjarri kallashnikov dhe dy arka me rreth 1400 fishekë luftarakë./tvklan.al