Arrestohet 53-vjeçari për zjarrin tek Kodrat e Liqenit
Policia e Tiranës ka arrestuar një 53-vjeçar për zjarrin që ra dje në kodrat e liqenit artificial në kryeqytet.
Policia thotë se ai është Arben Guga, i cili rreth orës 15:00 nga pakujdesia shkaktoi zjarrin duke hedhur një cigare në tokë.
Flakët dogjën 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative. Ai akuzohet për shkatërrim nga pakujdesia me zjarr e pyjeve dhe mjedisit pyjor. /
tvklan.al