Emri/ Si u zbulua trafikanti shqiptar i kokainës
Një shqiptar trafikant droge është dënuar nga një gjykatë në Britani të Madhe për shitje të lëndëve narkotike dhe falsifikim dokumentesh.
Zan Cekaj u dënua me 3.3 vite burg dhe një gjobë 170 paund. Ai u kap në 5 qershor në Brighton duke udhëtuar me një makinë Peugeot.
Policia kishte dyshime se shqiptari ishte i përfshirë në trafik droge dhe e ndaloi për kontroll. Me ndihmën e qenit antidrogë, në pjesën e pasme të CD player-it të automjetit u gjetën disa doza kokaine të fshehura brenda çorapeve.
Në të njëjtin vend, shqiptari Cekaj kishte fshehur edhe 1 mijë stërlina. Zan Cekaj përdorte një patentë false rumune. Gjatë seancës gjyqësore, ai pranoi fajin dhe u vetëshpall fajtor.
/tvklan.al