Shi dhe vetëtima, ikën Lucifer


Shi dhe vetëtima, ikën Lucifer

22:48 12/08/2017

Ashtu siç ishte parashikuar, vala e të nxehtit që prej dy javësh kishte përfshirë të gjithë Shqipërinë dhe Europën po largohet.

Këtë të shtunë, në kryeqytet kanë rënë edhe pikat e para të shiut shoqëruar edhe me vetëtima, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm në krahasim me ditët që lam pas.

Meteoalb thotë se temperaturat sot në rang vendi kanë shënuar minimumin prej 15.0°C (Peshkopi) dhe maksimumin prej 33.7°C (Berat).

Nesër do të ketë një tjetër rënie prej 2 – 3 gradë në mëngjes, por vetëm një rënie të lehtë gjatë mesditës duke bërë që minimumi të ulet në 12 – 13°C ndërsa maksimumi të ngjitet deri në 32°C.

Në orët e vona të mbrëmjes dhe fillimin e së dielës, pjesa më e madhe e vendit rrezikohet nga shira të përkohshëm në formën e rrebesheve afatshkurtra. Mesdita e se dielës dhe pasditja sjellin ri-kthjellim të motit në gjithë territorin./tvklan.al






Të ngjashme